E thonë CEO-t, çfarë nuk duhet të vishni kurrë në një intervistë pune

Edhe nëse keni një CV të përsosur me kualifikimet më të mira, shpesh në intervista pune ju mund të humbisni një pozicione të rëndësishme në një kompani. CEO-t, që ju të mos humbini një vend pune, kanë dhënë disa instruksione se çfarë nuk duhet të vishni, pasi përshtypja e parë është shumë e rëndësishme.

1. Jo stile që nuk përshtaten me kulturën e kompanisë

Nëse ju do të jepni një intervistë pune, është mirë që përpara të njiheni me kodin e veshjes së kompanisë. Këtu futen veshjet, aksesorët, stili i flokëve etj.

2. Jo taka të larta

Takat mund të bëjnë të ndiheni të fuqishme, të sigurta dhe profesionale, por para bashkëpunëtorëve tuaj të ardhëm mos i vishni. Vishni këpucë me takë të ulët, për t’u ndjerë sa më komode.

3. Jo veshjet me ngjyra të theksuara

Të zgjedhësh veshje me ngjyra të theksuara dhe të ndritshme në një intervistë pune është e pranueshme, por jo e sugjerueshme. Me veshje të ndritshme mund të frikësoni punëdhënësit tuaj, në ditën e intervistës.

4. Jo bizhuteri të guximshme

Një unazë, varëse apo vëthë të thjeshtë janë të pranueshme në një intervistë pune, por bizhuteritë e guximshme me perla dhe gurë të çmuar me përmasa të mëdha, jo. Kjo lidhet dhe me veshjen. Një veshje serioze nuk përshtatet me të tilla bizhuteri.

5. Jo veshje që zbulojnë më shumë sesa duhet trupin

Punëdhënësit, në një intervistë pune, presin aplikantë të cilët janë veshur në mënyrë të denjë. Nëse ju shkoni në intervistë me fund të shkurtër, apo gjoksin e ekspozuar, harrojeni të përzgjidheni.


Shtuar 30.03.2023 14:31