Sherr mes nxënësve në një shkollë në Paskuqan, 15-vjeçari plagos me thikë shokun

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”.

Policia bën me dije se dy nxënës të kësaj shkolle janë konfliktuar , dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij.

Ky i fundit është dërguar në spital pasi është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 13:49