Shefi i spiunazhit të Rusisë ka thënë se Perëndimi fshihet prapa sulmit kibernetik në SolarWinds.
Në një intervistë ekskluzive me korrespondentin e BBC Moskës Steve Rosenberg, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë ka mohuar që agjencia e tij ishte të ishte e lidhur me një sulm kibernetik masiv në SHBA vitin e kaluar.
Sergei Naryshkin duke iu përgjigjur akuzave të autoriteteve të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha se ishte inteligjenca perëndimore ajo që mund të ketë orkestruar operacionin.
Shefi i spiunazhit në Rusi gjithashtu zbuloi se kontakti është rivendosur me shefin e shërbimit sekret britanik të inteligjencës MI6, dhe se ai shpreson për një takim ballë për ballë së shpejti./albeu.com