Rrumbullaku mbledh strukturat e krimeve, pas sulmit me një të vrarë te Top Channel

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka mbledhur strukturat e krimeve në Drejtorinë e Policisë për të analizuar detajet e sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel, ku ka mbetur i vdekur dhe një punonjës sigurie, Pal Kola 60 vjeç.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate, ku mësohet gjithashtu se autorët kanë qenë mbi tre persona.

Pasi kanë qëlluar me dy kallashnikovë, ata janë larguar në drejtim të Durrësit dhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armët e zjarrit.

Sipas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 25 gëzhoja dhe Kolën, i cili ndodhej në kabinën e tij në momentin e sulmit, e ka kapur një plumb.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.