Si do të dalë PD në zgjedhjet e 14 majit? Alibeaj mbledh Kryesinë

Kryetari në detyrë i PD, Enkelej Alibeaj ka mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të diele kryesinë, për të diskutuar se si do të dalin në zgjedhjet e 14 majit.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se disa nga deputetët një ditë më parë kanë kërkaur që në zgjedhje të dalin vetëm me kandidatë për Këshillat bashkiakë, e jo për kryetarë partie.

Më konkretisht Jorida Tabaku, Dhurata Çupit dhe Oriola Nebiajt kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Grupi tjetër i Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, kërkojnë të dilet me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen dhe grupi tjetër që përbën shumicën e Kryesisë dhe që drejtohet nga Alibeaj kërkojnë që të dalin patjetër në Tiranë me kandidat për kryetar bashkie dhe në 20-30 bashki, mes të cilave Fieri, Korça, Dibra, Kuçova dhe Kurbini dhe të mos ketë kandidatë në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve. Për Tiranën siç është mësuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko.


Shtuar 26.03.2023 19:28