Ishin nisur nga Kroacia drejt Turqisë, veliera me turistët e huaj ngec përballë derdhjes së Semanit

Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det  dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt./Albeu.com.


Shtuar 25.03.2023 10:39

Tags: ,