Argjentina në delir, Messi realizon super gol. Martinez përsërit festimin epik

Argjentina në delir, teksa për herë parë, pas triumfit në Botëror, Leo Messi me shokë zbritën në një ndeshje zyrtare përballë publikut të tyre në Buenos Aires.

Tifozët shijuan në “Monumental” spektaklin e Leos dhe “bandës” së tij teksa mposhtën Panamanë me rezultatin e pastër 2-0.

Almeda realizoi golin e parë në minutën e 78-të, ndërsa Messi në minutën e 89-të shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Ky ishte goli i tij i 800 në karrierë.

Pas ndeshjes, Messi dhe të gjithë protagonistët në Botëror festuan së bashku me tifozët me trofeun e Kupës së Botës.

Trajneri Scaloni dhe një pjesë e mirë e lojtarëve, së bashku me tifozët, nuk kursyen as lotët, ndërsa i pandreqshmi Dibu Martinez imitoi festimin e tij ekip, por ndryshe nga ceremonia në Katar, këtë herë iu bashkuan edhe një pjesë e mirë e lojtarëve.

  • foto galeri


Shtuar 24.03.2023 11:35