Ish-kryeministri Sali Berisha ka apeluar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e KQZ-së për të mos regjistruar PD-në e tij në zgjedhjet e 14 majit.
Gjithashtu, në dokumentin e dorëzuar, kërkohet që të pezullohet vendimi për regjistrimin e PD-së së Enkelejd Alibeajt.
Kujtojmë se të shtunën, 18 mars 2023, KQZ regjistroi në zgjedhje PD e Alibeajt. Gjithashtu regjistroi edhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por la jashtë siglën e PD-së e Berishës.