“Kontratë korruptive”, denoncimi i Metës: Po vidhen miliona euro me tenderin e energjisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një deklarate për mediet ka bërë një denoncimi sa i takon tenderave për blerjen e energjisë nga ana e qeverisë për një periudhë 3-5 vite.

Sipas tij, kontrata është korruptive dhe do të vidhen shuma të mëdha parash.

Meta: Të gjitha institucionet tashmë e kanë fiksuar vendin tonë, si vendin më të korruptuar në Europë. Bëma më e fundit që po përgatit Rilindja përballë korporatës së energjetikës, është hapja e tenderit për blerje energjie për 3-5 vjet. Kjo aferë planifikon një vjedhje të përbindshme në një ndër sektorët më të abuzuar nga Rilindja, atë të energjisë elektrike. Shqipëria ka prodhuar energjinë që i duhet për familjarët. Kjo është kontratë korruptive. 270 euro është çmimi i fiksuar, ndërsa në bursë është 147 euro për megavat. Diferenca është kolosalë dhe vjedhja është kolosale. Deri në fund të marsit do jetë në funksionim bursa e energjisë, tha zëvendëskryeministrja. Babëzia e rilindjes për të mbyllur tenderin korruptiv të radhës nuk pret.

Sipas Metës, KESH ka shitur energji me çmime shumë më të ulëta se në bursë./Albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 13:57