Një pronare e një klubi nate e akuzuar se ishte një eskortë që mashtroi një bankier për 4 milionë paund, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në jugperëndim të Londrës.
Trupi i Magdalena Zalinska, 46 vjeç, u gjet pasi komshinjtë e saj të shqetësuar njoftuan policinë dhe thyen derën e banesës së saj në Clapham.
Policia Metropolitane tha se vdekja po hetohet, por se dyshimet fillestare janë se nuk ka qenë vrasje.
Zalinska me shtetësi polake, u padit në Gjykatën e Lartë nga Edi Truell , 61 vjeç, vëllai i të cilit, Danny, ishte një financier i Goldman Sachs. Ai pretendoi se 46-vjeçarja kishte mashtruar vëllanë e tij duke e bërët t’i dhuronte para dhe prona para ndarjes së tij nga jeta në vitin 2019.
Danny Truell i cili ishte një nga zyrtarët më të paguar në Britani duke marrë një pagë prej 3 milionë paund në vit, vdiq në një apartament modest dhe të mobiluar keq në moshën 55-vjeçare.
Pjesën më të madhe të trashëgimisë ai e la për bamirësi, por një betejë ligjore u zhvillua mes vëllait të tij dhe 46-vjeçares, për një shumë prej 4 mln paundësh.
Një gjyqtari i Gjykatës së Lartë iu tha se Zalinska ishte në një lidhje me Danny Truell dhe në shtatë vitet para se të vdiste iu dha interesi për apartamentin Clapham, ku ajo jetonte.
Edi Truell deklaroi se Zalinska i mori para vëllait të tij duke pretenduar se lokali i saj ishte në prag falimentimi.
Ndërkohë 46-vjeçarja pretendon se akuzat ndaj saj janë të pabaza dhe se ka pasur një lidhje të konsoliduar me Truell.