Ka bërë paraqitje fantastike, Guardiola: Ekziston mundësia që Torres të luajë si sulmues tani e tutje

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për Ferran Torres.

Anësori spanjoll është transferuar në Manchester City në vitin 2020 nga Valencia dhe ka mahnitur me paraqitjet e tij, sidomos duke zëvendësuar Agueron në sulm.

Torres luajti pozitën e sulmuesit kur shënoi hetrik kundër Newcastle duke shënuar madje një gol fantastik me thembër në zonë.

Guardiola u pyet nëse Torres do të vazhdojë të luajë si sulmues.

“Goli i tij ishte i mirë, vështirë të realizohet, ai i përfundon aksionet në mënyrë fantastike, është i mirë para golit”, tha ai.

“Ka edhe tri ndeshje, ne e përdorim atë në sulm sepse Gabrieli dhe Sergio ishin të lënduar, dhe në disa ndeshje na duhej një sulmues dhe ai luajti mirë”, shtoi ai.

“Ai është anësor, por mund të luajë si sulmues, pa dyshim. Edhe Cancelo, Foden dhe të tjerët, por Torres mund të luajë në sulm pa problem”, përfundoi Pep Guardiola.


Shtuar 17.05.2021 14:54