Mbrëmjen e sotme opozita ka dorëzuar kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
Partitë në koalicion do të jenë PL, PBDNJ, PDK.
Albeu.com mëson se drejtuese e koalicionit do të jetë Partia e Lirisë.
Në kërkesë zbulohet se koalicioni do të njihet me emrin “Bashkë Fitojmë” si dhe sigla e cila do të përdoret në fushatë dhe në fletën e votimit.
Koalicioni udhëhiqet nga Partia e Lirisë, brenda së cilës është edhe grupimi i Sali Berishës. Ky koalicion do të kandidojë në zgjedhje me kandidatët e dalë nga primaret./Albeu.com/