Kryedemokrati Luzim Basha edhe ditën e sotme ka shpalosur sipas tij, një tjetër dështim të qeverisë Rama.
Këtë radhë Basha shprehet se vitet e fundit në Shqipëri janë mbyllur 428 shkolla për shkak të emigracionit.
Pyetja që Basha ngre është: Sa shkolla janë mbyllur në Shqipëri vitet e fundit?
Përgjigja sipas tij është 428. “Këto shkolla mbyllën dyert për shkak të migracionit dhe lindshmërisë në rënie”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.
Kryedemokrati kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 38 ditë.