Greg Rama ka preferuar të qëndrojë gjithnjë larg zhurmës mediatike, duke zgjedhur një profil të ulët në media. Rrjetet sociale janë ato që e përfsinë herë pas here djalin e Kryeministrit në botën mediatike.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku nëpërmjet një InstaStory ka shprehur “makthin” e trafikut në Tiranë
Me anë të një pyetësori, djali i kryeministrit ka pyetur ndjekësit rreth problematikave të përditshme të trafikut.
“A jam i vetmi, apo edhe ju mendoni se trafiku në Tiranë është kthyer në përmasa shqetësuese”, ka pyetur Greg me dy alternativa përgjigjeje:
“Po, ti je i vetmi që e mendon dhe e thua”, “Jo është tmerr i papam”, kanë qenë dy opsionet.
Por duket se vetëm pak më vonë ai e ka ‘profilizuar’ problemin e trafikut, duke gjetur kështu edhe fajtorin.
“A mendoni se trafikun e tmerrshëm të Tiranës e shkaktojnë kryesisht korsitë e biçikletave”, ka pyetur sërish Greg.