Putin takohet me liderin çeçen, diskutojnë rreth luftës në Ukrainë

Vladimir Putin ka takuar kreun e rajonit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë.

Gjatë takimit, Kadyrov i tha liderit rus se luftëtarët çeçenë “po shërbenin me sukses në zonën e operacionit special ushtarak” dhe “përmbushnin të gjitha urdhrat” deri në fitore.

Në përgjigje, Putin i kërkoi Kadyrov të falënderonte ushtarët çeçenë që luftonin në Ukrainë.

 

Kadyrov ka mbetur një mbështetës i fortë i pushtimit rus të Ukrainës dhe vitin e kaluar tha se tre djemtë e tij adoleshentë, 14, 15 dhe 16 vjeç, së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e parë të frontit.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Moskës të konsiderojë përdorimin e “armëve bërthamore me rendiment të ulët” në Ukrainë në të kaluarën./albeu.com