Pronat e ushtrisë, Xhaçka thirret në SPAK

Ministrja, Olta Xhaçka u paraqit sot në SPAK, në lidhje me kallëzimin për pronat e ushtrisë.

Pas daljes nga SPAK, Xhaçka tha për mediet se nuk ka pasur ansjë shkelje të ligjit dhe se shpifjet do të marrin përgjigjen që u meriton.

Ministrja e Jashtme është kallëzuar në SPAK nga Artur Meçollari.

“Padyshim që jam në dispozicion ë drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha ministrja.

SPAK po heton prej vitit 2021 dy kallëzime të bëra nga Meçollari kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët i akuzon për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës.

Një prej kallëzimeve është për bazën detare në Sarandë, ndërsa tjetri, për të cilën ka kallëzuar edhe presidentin aktual të republikës Bajram Begaj është për banën ushtarake në Shëngjin. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka regjistruar emra personash konkretë nën hetim.


Shtuar 13.03.2023 13:12