I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçares shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik në Itali

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 19-vjeçares shqiptares Eralda Spahillari, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali.

Mediat italiane raportojnë se në ceremoni morën pjesë rreth 500 persona.

Gjatë ceremonisë mortore, shokët e klasës i dhuruan familjes së saj një album me fotot më të bukura të realizuara ndër vite me të, ndërsa lëshuan në ajër edhe disa tullumbace të bardhë në nderim të saj.

Ndërkohë, ditën e hënë do të përcillet për në banesën e fundit, 17-vjeçarja Barbara Brotto e cila po ashtu humbi jetën në aksidentin që ndodhi të shtunën e 4 marsit. /albeu.com

 

 


Shtuar 12.03.2023 11:22