Horoskopi 9 mars 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Të privilegjuar nga Venusi sot do jeni shumë interesantë në çdo fushë dhe askush nuk do mund t’iu refuzojë. Nëse keni një lidhje, asgjë nuk do mund ta prishë harmoninë mbizotëruese. Do përkujdeseni mjaft për njëri-tjetrin dhe momentet pasionante nuk do kenë të ndalur. Beqarëve do iu rëndojë pafundësisht vetmia, megjithatë nuk do e bëjnë veten dhe do i marrin gjërat me optimizëm. Falë Jupiterit në punë nuk do keni probleme. Mund t’iu pranohet edhe një kërkesë e bërë dhe do keni më shumë besim tek vetja. Nëse keni menduar për ndonjë hap të madh sot është momenti i duhur. Te ardhurat do jenë goxha të mira, megjithatë nuk është momenti për të eksperimentuar.

Demi

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të keni probleme, megjithatë sensi juaj i humorit do ju bëjë ta kaloni gjithçka më me lehtësi. Askush nuk do e kuptojë se çfarë do ndieni në brendësi. Ju të dashuruarit, nuk do i shihni gjërat shumë qartë dhe mund të hidhni disa hapa të gabuara. Nëse keni për të marrë vendime, shtyjini për më vonë. Ju beqarët do filloni dashuriçka afatshkurtra, por tejet emocionuese. Çdo gjë do jetë ashtu si e keni ëndërruar. Në punë do lodheni shumë dhe do e ulni rimin. Nuk do jeni më aq produktivë sa më parë. Në planin financiar mundohuni të gjeni zgjidhje sa më të shpejta për problemet nëse nuk doni që situata të rëndohet.

Binjakët

Për shkak të ndikimit të njëhershëm të Mërkurit dhe Uranit humori juaj do ndryshojë shpesh sot. Nëse jeni në një lidhje, do keni frikë të flisni hapur për çdo gjë dhe në disa momente do ju duket sikur marrëdhënia me partnerin nuk ka për të qenë asnjëherë ashtu si e keni menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humor shumë të mirë për të joshur e për të filluar lidhje. Në punë do keni shpirtin e revoltës dhe do i kërkoni me ngulm të drejtat tuaja. Deri në fund të ditës gjithçka do jetë zgjidhur. Gjendja financiare do mbrohet nga Venusi dhe për asnjë nuk do gjendeni në vështirësi. Vazhdoni me të njëjtën mënyrë menaxhimi.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot kontradiktat dhe do mundoheni të bëni të pamundurën për të ruajtur një ambient sa më të ngrohtë. Jeta juaj ne çift nuk do ketë probleme. Do jeni më të logjikshëm, më të duruar dhe gati për të provuar çdo emocion të ri. Ju beqarët mund të përballeni edhe me disa zhgënjime nëse tregoheni të pamatur. Bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Në punë do jeni më të motivuar dhe do përfitoni pafundësisht nga disa propozime që do iu bëhen. Ju i dini aftësitë që keni dhe jeni të bindur se mund të arrini lart. Me shpenzimet mos spekuloni asnjë moment nëse nuk doni të mbeteni pa para shumë shpejt.

Luani

Gjatë kësaj dite do keni energji dhe vullnet për të bërë çdo gjë. Do ecni përpara me shpejtësi dhe shumë do ju adhurojnë. Edhe pse puna do ketë rëndësinë më të madhe ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë partnerit e të dashuroheni pa i vënë vetes limite. Ju beqarët do ndiheni goxha mirë pranë personave që do takoni dhe nuk do nguroni as të hidhni hapa. Në punë vërtet do e keni pak të vështirë të ndiqni disa rregulla të reja që janë vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do arrini atje ku doni. Buxheti do mbetet i kënaqshëm sepse kohët e fundit keni marrë masa dhe i keni menaxhuar paratë me kujdes.

Virgjëresha

Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa ndonjë emocion të madh. Do jeni shumicën e kohës pasivë dhe pa dëshirë për të ecur përpara. Jetës tuaj në çift do i mungojë paksa alegria. Ose do ndiheni pa dëshirë për të bërë diçka ose do zgjoheni me nerva dhe do debatoni për çdo gjë me partnerin. Ju beqarët nuk do doni të filloni lidhje serioze pasi do josheni vetëm nga aventurat momentale. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe të përmbushni çdo detyrë që ju kërkohet. Mos thoni asnjëherë jo pa e provuar fillimisht. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha inkurajues. Gjendja e financave ka për të shumë herë më e mirë nga më parë.

Peshorja

Saturni do ndikojë pozitivisht sot. Do reflektoni më shumë nga më parë dhe do jeni më të çliruar për gjithçka. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë. Do merreni vesh shumë mirë me atë që dashuroni dhe nuk do mërziteni për asnjë çast së bashku. Ju beqarët gjithashtu do keni një nga ditët tuaja më të lumtura sepse do takoni princin e kaltër. Në punë do iu ofrohet një post i ri, por duhet të bëheni të duruar dhe të ecni me ngadalë. Çdo gabim do jetë në dëmin tuaj dhe në të mirë të atyre që ju kanë inat. Në planin financiar do ju mundojë përkujdesi dhe mund t’iu dalin edhe disa vështirësi të vogla. Gjithsesi po morët masa situata do stabilizohet shpejt.

Akrepi

Do jeni karizmatikë sot dhe mjaft të vendosur. Çdo gjë do e merrni me optimizëm. Për ju që keni një lidhje, kjo e sotmja nuk do jetë një ditë shumë e lehte. Do keni kontradikta të vazhdueshme me partnerin dhe nuk do arrini të bini dakord për asgjë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar emocione të reja dhe mund të dilni me personat që do iu ftojnë. Në punë do e keni të vështirë të dëgjoni ato që do iu thonë sepse do jeni të zënë me detyrat e dhëna. Mos reagoni ashpër sepse mund të merrni kritika. Me shpenzimet mirë është të mos e teproni sepse keni për t’u futur në situata pa rrugëdalje.

Shigjetari

Do jeni shumë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do arrini të zgjidhni edhe vështirësitë që ju kanë dalë së fundmi. Ju që keni një lidhje do bëni përpjekje të mëdha për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Do jeni të gatshëm edhe të hiqni dore nga disa gjëra të shtrenjta që më parë nuk keni mundur kurrë. Nëse jeni beqarë do hallakateni kot së koti me disa persona pa vlerë dhe do humbisni disa mundësi të vyera. Në punë do doni ta bëni çdo gjë me korrektësi dhe do shqetësoheni në momentet kur gjërat të mos ju ecin si duhet. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme kështu që mundohuni t’i frenoni sa më shumë shpenzimet.

Bricjapi

Marsi do ju bëjë shumë energjikë dhe të motivuar, por nga ana tjetër paksa të paduruar. Shmangni me çdo kusht impulsivitetin. Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë mjaft e bukur. Do ndiheni gati për të provuar çdo emocion të ri me atë që dashuroni dhe nuk do ndiheni aspak të brengosur. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni. Miqtë do iu ftojnë diku dhe do argëtoheni pambarimisht. Në punë do e keni të vështirë ta ruani postin që keni sepse gjendja do jetë goxha e tensionuar dhe shumë do ju sulmojnë në pikat ë dobëta. Për financat nuk ka për të qenë një ditë aspak e favorshme. Matuni disa herë para se të hidhni çdo hap sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Ujori

Nevoja juaj për të rënë në sy dhe për t’u vlerësuar do jetë e madhe sot. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Nëse keni një lidhje, sido që t’iu vijnë punët do i jepni prioritet absolut partnerit. Mund të lini çdo gjë tjetër pas dore vetëm për ta mbajtur atmosferën të ngrohtë. Për ju beqarët gjithashtu perspektivat do jenë të mira dhe mund të takoni persona me shumë vlera. Në planin profesional nuk do keni ndonjë arritje të madhe dhe në disa momente mezi do e shtyni. Vetëm paratë do ju mbajnë për të mos hequr dorë nga gjithçka. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni nëse nuk doni të keni më pas probleme serioze.

Peshqit

Do jeni shumë pasivë sot dhe do ju mungojë kreativiteti gjithë kohës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të nesërmen. Nëse keni beqarë do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do jeni shumë korrektë dhe do vazhdoni shtruar atë që keni nisur. Shefat do ju përgëzojnë për çdo gjë që keni arritur dhe mundet t’iu ofrojnë edhe një post të ri. Mendohuni mirë para se të veproni. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.