Përplasen dy avionë ushtarakënë Romë, humbin jetën dy pilotët

Dy avionë stërvitor ushtarak Siai Marchetti 208 që u përplasën gjatë fluturimit rreth orës 12 të sotme pranë Guidonia Montecelio, një qendër në periferi të Romës.

Avionët i përkisnin Krahut të 60-të të Forcave Ajrore Italiane. Sipas asaj që mësohet, njëri nga dy avionët e përdorur për stërvitje, është përplasur me një makinë të parkuar pranë zonës së banimit ndërsa tjetri ultra i lehtë është përplasur në një fushë.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy pilotët, raportojnë mediat italiane. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë. /albeu.com


Shtuar 7.03.2023 15:07