Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha: Nuk do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës

Një ditë pas vendimit të Apelit të vulën e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur kryesinë. Mësohet se   mbledhje është diskutuar në lidhje me mënyrën se si Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërkohë që shumica e anëtarëve ishin pro idesë që në zgjedhje të hyhet me koalicion.

Megjithatë ka pasur edhe një pakicë, e cila mbështeste opsionin e regjistrimit me kandidatë të pavarur.

Pas mbledhjes Berisha doli në një prononcim për media ku u shoreh se kryeministri Edi Rama se ka instrumentuar vendimin e Apelit, për të goditur opozitën.

“Çdo demokrat, që ka minimumin e lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsi aktin e turpshëm, antikushtetues të Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij, Basha-Brava. Çdo zyrtar i PD-së, cdo mbështetës e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë askush të mos mendojë se ne do mposhtemi nga armët e Edi Ramës. Ne jemi sot në këmbë më të fortë se kurrë”, tha Berisha.


Shtuar 4.03.2023 15:18