Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjtkatës së Apelit për të rikthyer çështjen e vulës së PD në shkallë të parë.
Me anë të një reagimi në Facebook, Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar i Ramës.
Megjithatë sipas tij në 14 maj Rama do të ketë përballë opozitën më të organizuar se kurrë.
Postimi i Metës:
Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Fitorja nuk ndalet! ✌️??
/AlbEu.com/