Nuk ka qetësi për Turqinë, sërish lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë.

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha herët të premten se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash.

Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokal. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të tjera, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 50.000 persona dhe janë shembur mijëra ndërtesa.

/albeu.com

 


Shtuar 3.03.2023 07:32

Tags: ,