Partia e Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta, është regjistruar në KQZ si si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore të 14 majit.
“Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në këto zgjedhje Partia e Lirisë ka firmosur një marrëveshje me Partinë Demokratike, për të garuar me kandidatë të përbashkët për bashkitë. Ndërkohë, nesër, 3 mars 2023, Gjykata do të vendosë për fatine vulës së PD-së, nëse do t’i takojë Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt./albeu.com