AlbEu.com ka siguruar një tjetër video të re të aksidentit të rëndë sot në Tiranë, i cili për pak pati pasoja tragjike, pasi një autobus “Green Line” përplasi 7 makina të tjera buzë Lanës duke lënë të plagosur nëntë persona
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga AlbEu.com, autobusi pasi del nga semaafori merr shpejtësi dhe fillimisht godet dy makina që kishte në krah të majtë, dhe më pas përplaset me mjete të tjera, duke i përplasur me pemët dhe trotuarin.
Ndërkohë mund të konsiderohet mrekulli që asnjë nga personat që ndohej në stacion nuk u godit nga autobusi në momentin që ishte me shpejtësi, pasi pasojat mund të ishin fatale.
Kujtojmë që në 29 prill të vitit të shkuar një tjetër auobus i flotës “Green Line” mori përpara një makinë të vogël dhe përfunduan të dy në Lanë, duke lënë të plagosur 3 persona.