Aktivistët antiqeveritar bjellorusë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me dron ndaj një avioni ushtarak rus pranë Minskut.
Lideri i organizatës antiqeveritare BYPOL, Aliksandr Azarov, mori përgjegjësinë duke thënë se sulmi i së dielës dëmtoi pjesën e përparme dhe qendrore të avionit, si dhe radarin dhe antenën e tij në bazën ajrore Machulishchy pranë kryeqytetit bjellorus, Minsk.
Azarov tha se operacioni ishte përgatitur për disa muaj.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ka pasur disa akte sabotimi në Bjellorusi dhe në rajonet ruse në kufi me Ukrainën, veçanërisht në sistemin hekurudhor.
Ndërkohë që Bjellorusia nuk ka marrë pjesë direkte në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por i ka lejuar forcave të saj akses për të përdorur territorin si një pikë skenë në fillim të pushtimit një vit më parë.
Franak Viacorka, një këshilltar i liderit të opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya tha në një postim në Twitter se ishte akti më i suksesshëm i sabotimit që nga fillimi i vitit 2022.
Avioni Beriev A-50, i cili ka emrin e raportimit të NATO-s Mainstay, është një avion rus paralajmërues i hershëm ajror, me aftësi komandimi dhe kontrolli në ajër dhe aftësi për të gjurmuar deri në 60 objektiva në të njëjtën kohë./albeu.com