“Zemra jote është kallo”, gazetarët turq ‘shpërthejnë’ ndaj Ronaldos: As çaj nuk do pish më në Turqi

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka qenë ndër të paktët lojtarë të cilët nuk kanë reaguar për tërmetet shkatërrimtare që shkaktuan vdekjen e më shumë se 50 mijë personave të mbetur nën rrënoja.

Ronaldo ndryshe nga futbollistë të tjerë, as nuk postoi asgjë për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave të tërmetit.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga vendasit, sidomos nga mediat turke, ku dy moderatorë e kanë kritikuar ashpër futbollistin portugez. Ertem ?ener dhe Sinan Engin thanë se tashmë portugezi nuk është më i mirëpritur në Turqi.

“Edhe qeni meksikan ishte më njeri se ti. Zemra jote është kallo, tashmë as çaj nuk mund të pish në Turqi. Nëse do të kishte ndodhur tërmet në vendin tënd, Turqia do ishte e para që do ofronte ndihmë ndryshe nga ti. Ke shkuar në Al Nassr, je në vendin që meriton”, u shprehën dy moderatorët ndaj Ronaldos.

Moderatorët u janë referuar qenve meksikanë pasi Meksika i dërgoi si ndihmë për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja.