Alketa Vejsiu ka reaguar pas një videoje ku pretendohej se një prej fëmijëve të “Në kurthin e Piter Pan” nuk ndihej mirë dhe moderatores nuk i interesoi aspak se çfarë po ndodhte, por vazhdoi me programin, sipas njerëzve.
Në TikTok, të shumtë qenë ata që shpërndanë një video dhe kritikuan reagimin e moderatores. “Alketa, volli djali” thotë një prej vogëlusëve. “S’ka gjë, vazhdojmë” dëgjohet Alketa në videon virale.
Përmes një reagimi në Instagram, Vejsiu u kërkoi njerëzve që të mos shpërndajnë video jo të plota të cilat keqinformojnë opinionin publik.
“Sqarim! Kur montoni video në TikTok, përdorni versionin e plotë, jo fjali të shkëputura! ‘Piter Pan’ është një program viral për lezetin e batutave, por jo për të marrë ekstrakte që lindin keqkuptime, të shkëputura nga konteksti i vërtetë i ndjeshmërisë njerëzore që gëzoj për çdo qenie humane, veçanërisht për fëmijët…që janë bekimi më i madh,” shkruan ajo.
“Një program me protagonistë fëmijët, ka shumë të papritura për t’u menaxhuar! Diku humbasim orientimin se në kufje flet regjia, në skenë flasin asistentët e produksionit, prindërit nga ana tjetër natyrshëm janë të shqetësuar dhe fëmijët pastaj janë plot 14 në panel dhe ndonjëherë mund të bëhet ndonjë reagim i vonuar,” shton më pas.
Në videon e plotë, Alketa dëgjohet të thotë gjithashtu, “Mos u shqetësoni se ndodh që fëmijët sëmuren ndonjëherë. E mori Piter Pani vetëm për pak dhe ai do kthehet prap te paneli. […] Do japim pak publicitet dhe do rikthehemi sepse kam një nga fëmjët që nuk është mirë dhe duhet të kujdesemi pak për të tani.”
View this post on Instagram