E fshehur mes bananeve, sekuestrohen 8.8 ton kokainë me destinacion Evropën

Autoritetet në Ekuador kanë sekuestruar 8.8 ton kokainë, të fshehur mes bananeve në një kontejner në portin e Guayaquil.

Sipas policisë kokaina kishte destinacion Belgjikën.

“Ne kemi penguar shitjen ndërkombëtare të 90 milionë dozave me vlerë 330 milionë dollarë në Evropë”, shkruan gjenerali Fausto Salinas në Twitter.

Krahas postimit ai ka publikuar videon e cila tregon oficerët e policisë duke kontrolluar kontejnerin me banana.

Ekuadori është shndërruar vitet e fundit në një qendër kryesore për trafikimin e drogës në tregjet evropiane dhe amerikane.

Autoritetet proceduan me një sasi rekord konfiskimi në vitin 2021 që arriti në 210 tonë. Në vitin 2022, konfiskimet arritën në 200 tonë për të dytin vit radhazi, 61% e të cilave ishte fshehur në kontejnerë me banane për eksport.

Ndërkohë gjatë këtij viti në total janë sekuestruar vitin 2023 31 ton lëndë narkotike./albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 08:54

Tags: