Vdekja e 22-vjeçares në Tiranë/ “I kërkoi të lidheshin, por ajo s’pranoi”, çfarë thoshte nëna e kenianes për shoferin e kazinosë

Sot u shoqërua në polici, shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.

Radi Barçi dyshohet të jetë përfshirë ne vdekjen mistrioze të 22-vjeçares. Sakaq ai ka thënë sot para policisë se nuk ka pasur asnjë lidhje e asnjë konflikt me kenianen.

Por çfarë ka deklaruara për mediet e ëma e kenianes në lidhje me shoferin e kazinosë?

Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë, shkruan Report Tv. E ëma ka thënë më parë se shoferi ka dashjur të krijonte marrdhënie romantike me të bijën, por ajo e kishte refuzuar.

Pas refuzimit ai e përndoqi për du javë 22-vjeçares, sipas rrëfimit të mamasë.

“Atje shoferi ishte treguar i mirë me të sepse skishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Xhoi i kishte thënë se’ kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo.’ Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Xhoi e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’. Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso. Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Xhoi pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën.

Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu detajet nëna e Joy-t.

Sipas nënës së vajzës shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.

22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme me 25 janar 2023.

Prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister.

Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali./Albeu.com/.


Shtuar 25.02.2023 10:44