Spezia ka siguruar qëndrimin në Serie A.
Skuadra e Spezias ka arritur të mbposht Torinon me rezultat 4-1 duke ia komplikuar punët skuadrës së Mërgim Vojvodës.
Trajneri i Spezias, Vincenzo Italiano, ishte në lot pas ndeshjes ku u prit nga tifozët që ishin në eufori të plotë dhe në hare pas sigurimit të mbijetesës.
Tani, Spezia qëndron në vendin e 15-të me 38 pikë, shtatë pikë larg Beneventos që qëndron në vendin e 17-të.
Pas ndeshjes, Italiano doli nga dhomat e zhveshjes dhe shkoi tek tifozët për të njohur kontributin e tyre në klub dhe për të festuar bashkë me ta./
? La gioia dei tifosi dello #Spezia che cantano per #Italiano: tecnico in lacrime per l’impresa salvezza pic.twitter.com/nhWi5ZHd0Q
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 15, 2021