Nuk ndalet lufta! Ushtria izraelite godet shtëpinë e liderit të lartë politik në Gazë

Prej gati 1 jave ka nisur lufta e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës, ku deri më tani raportohen 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur.

Gazetarët e Al Jazeera nga Gaza bënë të ditur se për herë të parë në gjashtë ditë që nga fillimi i luftës, izraelitët kanë shënjestruar dhe goditur shtëpinë e liderit të lartë politik të Hamasit Khalil al-Hayya në qytetin Gaza në lindje.

Sipas medias ndërkombëtare, al-Hayya nuk ishte në shtëpi në kohën e sulmit.

Gjithashtu janë goditur dhe shkatërruar godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar.

 


Shtuar 15.05.2021 18:19