Sherri mes shqiptarëve përfundoi në tragjedi në Greqi, si u vra bashkëatdhetari, policia në kërkim të autorëve

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen aksidentale të shqiptarit në Nea Ionia të Athinës në Greqi.

Viktima mbeti i vrarë mbrëmë pasi u qëllua aksidentalisht nga bashkatdhetarët e tij, të cilët po debatonin jashtë një lokali të Nea Ionias.

Sipas policisë viktima nuk kishte asnjë lidhje me grupin prej 7 shqiptarësh që u konfliktuan në lokal, e më pas dolën jashtë për tu sqaruar me armë.

Pasi qëlluan shqiptarin, grupi prej 7 personash u larguan në drejtimtë panjohur. Policia greke po punon për kapjen e tyre.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi rreth orës 23:40 kur një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë në lokalin me shisha. Ata nisën të debatonin direkt pa u ulur.

Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes 7 shqiptarëve.

Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit.

Në vendngjarje është gjetur një makinë tip xhip, e cila po kontrollohet imtësisht nga policia, për të gjetur gjurmë të autorëve.

Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si grupi arriti në lokal dhe rrugën që ata ndodqën për tu arratisur. Ndërkohë, një banor i zonës thotë se dëgjoi 7 të shtëna./albeu.com/