Meta: Bashkia e Durrësit paguan 9 milionë euro për inceneratorin e Tiranës që nuk punon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, ka denoncuar një tjetër skandal që po ndodh me inceneratorët.

Sipas Metës edhe pse Bashkia e Durrësit paguan 9 milionë euro për pastrimin e plerave që do duhet të digjen në inceneratorin e Tiranës, sërish ato përfundojnë në qytetin Bregdetar.

Postimi i Metës:

Rreth 9 milionë Euro (961.000.000 lekë të rinj) ose 28% e buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të paguhen për inceneratorin e Tiranës, që dihet botërisht që as djeg, as përpunon dhe as diferencon mbetjet, por vetëm i gropos si para 20 vjetësh.

Më pas, ujërat e kontaminuara të landfillit të Sharrës përfundojnë në lumin Erzen dhe më pas në Gjirin e Ishmit, në det në Durrës, duke ndotur një nga zonat më të bukura turistike.

Atëherë, përse i paguajnë qytetarët e Durrësit 9 milionë Euro?

Vetëm për të vjedhur kompania “offshore” e Edi Ramës?

A, na falni, paguajnë edhe për t’u helmuar.

Ndaj qytetarët e Durrësit do të votojnë për Ndryshimin dhe kundër korrupsionit më 14 Maj! ✌️??


Shtuar 21.02.2023 14:33