Një sherr mes të rinjve në qytetin e Librazhdit, për pak është kthyer në tragjedi, pasi një 27-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali ku ndodheshin disa të rinj.
Burime nga policia e Elbasanit bënë me dije për AlbEu.com se 27-vjeçari Albi Biçaku ka qëlluar në drejtim të një lokali në Librazhd, ku ndodheshin disa të rinj duke lënë të plagosur në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq.
Të njëjtat burim brenda grupit hetimor bëjnë me dije se Biçaku synonte të qëllonte 37-vjeçarin Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte patur konflikt më herët.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me makinë, ndërkohë që policia ëhstë vënë në ndjekje të tij duke ngritur patrulla edhe jashtë qytetit.
Ndërkohë që gjendja shëndetësore e të plagosurit Shpëtim Skura paraqitet e qendrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.