Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto me Agron Nezën, personin e shumpërfolur nga opozita si njeriun kyç në “çështjen McGonigal”.
Në postimin e tij Hoxha shkruan se ka takuar në Tiranë atë që sot politik shqiptare e kërkon në “qiell”.
Me doza humori dhe ironie Hoxha shkruan se siç e do zakoni kush ëhstë gati për t’u “arrestuar” i dorëzon disa “sekrete” më parë.
Postimi i Hoxhës:
Kete Agron Nezen, e kerkoj ne qiell, e gjej ne mes te Tiranes???
Sapo mbylla nje takim “top sekret” mes “Çakallit” dhe Personit A, te dosjes Charles McGonigal…
Si tradite, kush eshte bere gati per t’u arrestuar, me dorezon disa “sekrete” per dite te veshtira.
Nuk mbaj mend as per çfare e pyeta dhe as çfare me tha???
Pune dreqi.
Ne kete vend, “çfare sjell ora, nuk sjell moti”, thote populli…
Une per vete, sapo i zgjidha nja dy halle te vockla qe kisha me FBI-ne…
Jeta vazhdon….
Kujtojmë që Agron Neza përflitet si miku i Charles McGonigal, për të cilin ka një çëshje të ngritur në SHBA.
Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.
Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.
Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama.
Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.
/AlbEu.com/