Sokol Cikalleshi vijon me shkëlqimin në Arabinë Saudite. Dopieta e sulmuesit kavajas me skuadrën e Al Khaleej ka bërë që sulmuesi i Kombëtares të jetë pjesë e formacionit të javës së 17-të.
Forma e mirë kundër Damac i ka dhënë tri pikë të tijve, me Cikalleshin që merr vendin në sulmin e më të mirëve të elitës së Arabisë Saudite në futboll, duke lënë jashtë një emër si Cristiano Ronaldo, që dhuroi dy asiste fundjavën që lamë pas.
Sulmuesi i Kombëtares hapi ndeshjen në minutën e 32, kur goditja e tij nga jashtë zone u ndal nga rrjeta. Do duhej më pas e 45 minutë që Cika të gjente sërish golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë.
Tanimë Sokol Cikalleshi shkon në kuotën e pesë golave të shënuar këtë sezon me Al Khaleej në Arabinë Saudite. Në listën e golashënuesve, Cikalleshi lë pas Ronaldon i cili me Al Nass ka shënuar katër gola.