Doktor, Pëllumb Pipero shtrohet me urgjencë në QSUT

Është shtruar me urgjencë në spital këtë të hënë mjeku i njohur, Pëllumb Pipero.

Pipero është shtruar te Neurokirurgjia në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”.

Burime nga QSUT-ja, bëjnë me dije  mjeku Pellumb Pipero ka pësuar stroke, ose siç njihet ndryshe goditje në tru.

Mjeku Pipero është  një nga doktorët që ju qëndroi shqiptarëve pranë gjatë gjithë periudhës së Covidit.

Doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë patën kundër Kovid-19.

/albeu.com/