Dhjetë tërmete kanë goditur Turqinë gjatë natës.
Sipas Qendrës Mesdhetare të Tërmeteve, lëkundjet janë regjistruar në zonat qendrore dhe lindore të vendit.
Magnituda e lëkundjve ka qenë nga 3.2 rihter deri në 4.7.
Kujtojmë se nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit mbetën të vrarë të paktën 46 mijë persona në Turqi e Siri.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë./albeu.com/