Robert Aliaj ka folur në një lidhje telefonike me emisionin Fan Club ditën e sotme për djalin e tij Kristin dhe ecurinë e tij në shtëpinë e Big Brother.
I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha:
“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka,” u shpreh Roberti.
Po ashtu për lojën e Kristit, Roberti tha se ka bërë një lojë të shkëlqyer, pa ofenduar asnjë njeri në asnjë moment.