Vendet e G7 angazhohen për sanksione kundër Rusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 thonë se mbeten të përkushtuar ndaj mbajtjes dhe intensifikimit të sanksioneve ndaj Rusisë për të kufizuar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë.

Ka pasur shqetësime se vendosmëria e disa vendeve për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë mund të dobësohet ndërsa konflikti zvarritet, duke qenë se shumë prej tyre po përballen me rritje të konsiderueshme të kostos së jetesës në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm thanë se presin që vendet e tjera të mos shmangin dhe minojnë këto sanksione.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se një fitore ruse mund të inkurajojë Moskën të sulmojë vendet e tjera.

Pistorius tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se kishte siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Gjermania dhe aleatët e saj do ta ndihmojnë Kievin “për aq kohë sa të duhet”.


Shtuar 18.02.2023 18:22