Nëse i bën këto veprime me partnerin, lidhja juaj mund të shkatërrohet

Çdo lëvizje, fjalë apo mimikë që ju bëni ndikon në lidhjen tuaj, prandaj çdo herë duhet të jeni të kujdesshëm për të mos shkaktuar probleme në marrëdhënien tuaj.

Zakonisht zënkat dhe fjalët e padëshiruar mund të çojnë në ndarje.

Në këtë artikull, ne do ju tregojmë disa nga shprehjet që nuk duhet të ndani me partnerin asnjëherë. Mendohuni mirë para se të flisni për diçka, sepse mund t’ju kushtojë shumë.

Mosgatishmëri për të komunikuar

Kur njëri nga partnerët krijon një mur, situata mund të shkojë shumë keq, sepse komunikimi është kryesorja mbi të gjitha, që na mundëson të sqarojmë problemet që kemi. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë jo e mirë është që të vendosni të flisni.

Nuk është punë për ty

Mos u drejtoni asnjëherë personit që jeni në një marrëdhënie: “Kjo nuk është punë për ty”, sepse në këtë mënyrë të dy do ndiheni të lëkundur në lidhjen tuaj, edhe pse mund të keni shumë kohë bashkë.

Mos e nënvlerësoni partnerin

Mos mendoni se të vetëm mund të shkoni larg, e rëndësishme është të jeni bashkë dhe komunikoni për të zgjidhur problemet. Nëse ju e nënvlerësoni rëndësinë e partnerit marrëdhënia mund të shkojë drejt fundit.

Mos e bëni fajtor pa të drejtë

Të gjitha për fajin tënd! Një shprehje kjo që nuk duhet ta përdorni asnjëherë. Përveçse marrëdhënia juaj do përfshihet nga një inat pre të dyve, është e pamundur që gjërat të rregullohen me gjithë këtë mosbesim.

Kuptimi i fjalëve të tilla është se partneri juaj është fajtor për të gjitha gjërat e këqija që ndodhën pasi u njohët.
.


Shtuar 18.02.2023 16:52