Pjesa e parë e Aston Villa-Arsenal, përfundoi 2-1 për vendasit. Skuadra e Mikel Artetës nuk mund të pajtohet më ketë rezultat dhe ka ndërruar marsh në fraksionin e dytë të takimit.
Eddie Nketiah u ndal nga traversa në minutën e 56’, ndërkohë që barazimi erdhi pesë minuta më vonë. Oleksandr Zinchenko gjuajti bukur dhe fort me të djathtën, duke mposhtur Emiliano Martinez.
Arsenali mori zemër dhe ishte pranë përmbysjes së madhe në minutën e 64’, por Nketiah nuk ia doli të shfrytëzonte një mundësi të mirë.