Të paktën 53 të vrarë nga sulmi i ISIS në Siri

Të paktën 53 sirianë u vranë pas një sulmi të ISIS në pjesën qendrore të vendit, njoftoi televizioni shtetëror të premten.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Në të njëjtën kohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se ISIS “vrau ​​36 njerëz të premten ndërsa ata ishin duke mbledhur tartuf në Sokhna në rajonin e Palmirës”.

Të tjerët arritën t’i shpëtonin sulmit, tha Observatori.

Shumë njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë shënjestruar vitet e fundit gjatë mbledhjes së tartufit në zonat qendrore, verilindore dhe lindore të Sirisë.

Gjashtëmbëdhjetë njerëz, kryesisht civilë, u vranë të shtunën në një sulm të ngjashëm që kishte në shënjestër kërkuesit në të njëjtën zone.

Dhjetra të tjerë u rrëmbyen në sulm, tha Observatori, duke shtuar se 25 prej tyre u liruan, por fati i të tjerëve mbetet i panjohur.

Dhe në prill 2021, grupi ekstremist nisi një sulm të ngjashëm, duke rrëmbyer 19 persona, kryesisht civilë, në fshatin lindor të provincës Hama.

/Albeu.com/


Shtuar 17.02.2023 20:06