Ka përfunduar operacioni për rikuperimin e mbetjeve të balonës së madhe kineze, e cila u rrëzua në brigjet e Karolinës së Jugut, njoftoi të premten Pentagoni amerikan.
Zyrtarët theksuan se analiza e deritanishme e mbeturinave përforcon përfundimet se ishte një “tullumbace spiune.”
Marina, rojet bregdetare dhe personeli i FBI-së mblodhën të gjitha mbeturinat e balonës nga fundi i oqeanit, sipas njoftimit.
Komanda Veriore e SHBA-së tha në një deklaratë se operacionet e rikuperimit përfunduan të enjten dhe se pjesët përfundimtare janë nisur drejt laboratorit të FBI-së në Virxhinia për analiza.
Në të njëjtën kohë, kufizimet ajrore dhe detare që ishin vendosur në brigjet e Karolinës së Jugut për të lehtësuar kërkimin janë hequr.
Avionët luftarakë amerikanë rrëzuan katër objekte ajrore, balonën e madhe të Kinës dhe tre objekte shumë më të vogla mbi Kanada, Alaskë dhe liqenin Huron, rrëzimet e para të njohura të objekteve të paautorizuara në hapësirën ajrore të SHBA-së.
Zyrtarët thanë gjithashtu se kërkimi për objektin e vogël ajror që u rrëzua mbi liqenin Huron është ndërprerë dhe asgjë nuk është gjetur./Albeu.com/