Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika në Shijak.
Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se i riu ka mbetur i plagosur në shpatull, ndërsa goditjen e ka marrë në pjesën mbrapa.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./Albeu.com/