Ambasadorja e SHBA “zbarkon” te Kryesia e Kuvendit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot Kryesinë e Kuvendit.

Kim shoqërohej nga  Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit.

Mësohet se ata po takohen me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.

Nuk dihet nëse do të diskutohet edhe situata në Kuvend, pasi vjen fill pas seancës së djeshme ku ka pasur një kaos të vërtetë me orë të tëra dhe me përjashtime të deputetëve./albeu.com

 


Shtuar 17.02.2023 11:27