Ka ende jetë nën rrënoja në Turqi, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë 12-vjeçarin 260 orë pas tërmetit (VIDEO)

Turqia ka ende pak shpresë, teksa katër persona janë nxjerrë nga ndërtesat e shembura më shumë se 10 ditë pas tërmetit.

Ekipet e shpëtimit nxorën 29-vjeçaren Neslan Kilic nga rrënojat në Kahramanmaras pas 258 orësh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Mjekët thanë se ajo ishte në gjendje të qëndrueshme dhe po fliste.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, 12-vjeçari Osman Halebiye u nxorr i gjallë pas 260 orësh nën rrënoja, dhe një orë më vonë në Antakia shpëtimtarët gjetën dy burra të gjallë – Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç. Të dy janë dërguar në spital. /albeu.com


Shtuar 17.02.2023 07:27