Myrto Uzuni drejt skuaadrës së njohur spanjolle, vitin tjetër mund të luajë në Champions League

Ditët e fundit u përfol se Valencia ka arritur marrëveshjen me Myrto Uzunin dhe se sulmuesi shqiptar ka firmosur një parakontratë me këtë ekip.

Por në Spanjë raportohet tjetër informacion sa i përket të ardhmes së Uzunit. “Todofichajes” shkruan se Betis është interesuar për sulmuesin e Shqipërisë.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojë kjo histori, por nëse gjithçka do të mbyllej me sukses, Myrto Uzuni mund të luante në Champions League, pasi Betis po lufton për këtë vend në La Liga.


Shtuar 16.02.2023 12:32