Sërish sulm me armë në SHBA, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në qytetin El Paso, tha policia në shtetin amerikan të Teksasit.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe autoritetet thanë se nuk ka më kërcënim për publikun.

Dy nga të plagosurit, të dy meshkuj, raportohet se janë në gjendje kritike.

Qendra tregtare Cielo Vista ndodhet pranë një supermarketi Walmart ku 23 persona u vranë në një sulm racist në gusht 2019, një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

Një javë më parë, personi i armatosur në atë sulm, Patrick Crusius, u deklarua fajtor për 90 akuza federale, duke përfshirë krimet e urrejtjes dhe shkeljet e armëve të zjarrit.

Dhe të hënën, tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në kampusin e Universitetit Shtetëror të Miçiganit. /albeu.com


Shtuar 16.02.2023 07:13