PS kërkon ta përjashtojë nga Kuvendi, Berisha: S’mund ta sfumoni skandalin McGonigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se asgje nuk mund të sfumojë skandalin McGonigal dhe trakimet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së.

Gjatë fjalës së tij pas kërkesës së PS-së për përjashtim të Berishës me afata maksimal nga kuvendi, kreu I PD-së tha se asgje nuk e ndal atë.

“Me asnjë akt nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm që jeni përfshirë. McGonigal mori përsipër si vrasës me pagesë të shkatërrojë opozitën, mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj dhe një pjesë e juaja e mirë jeni në gjykim”, tha Berisha.

/albeu.com/ 


Shtuar 13.02.2023 17:50